Kurti: Me programin për shëndetësinë e kemi zemrën më të fortë

 Kurti: Me programin për shëndetësinë e kemi zemrën më të fortë

Albin Kurti, kryearti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Suzana Vllasaliu – Muriqi është doktoreshë me përvojë pune e me specializime në spitale publike e private, brenda e jashtë vendit, është gruaja e parë Kardioanesteziologe në Kosovë (2010-2018).

“E kthyer në Kosovë pas çlirimit, doktoresha gjithmonë ka studiuar në lëmi të mjekësisë për të cilat ka patur nevojë Kosova. Nënë e dy fëmijëve të vegjël, familja dhe puna nuk janë bërë kurrë pengesë të njëra-tjetrës për Suzanën. Ajo ka vullnet të pashtershëm për punë e angazhim në Kosovë dhe brengë të madhe për gjendjen e rëndë të shëndetësisë në vend”.

“Në një kohë kur fëmijët tanë enden rrugëve të Evropës për intervenime në zemër e kur këto ndërhyrje bëhen në QKUK vetëm me ndihmën e ekipeve të huaja humanitare, Suzana aktualisht po ndjek studimet Master në Universitetin e Pizës në Itali për Kardiokirurgji pediatrike. Me Suzanën dhe programin e Lëvizjes për shëndetësinë e kemi zemrën më të fortë, fëmijët më të sigurt dhe institucionet më dinjitoze”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Doktoreshë Suzana Vllasaliu – Muriqi, me përvojë pune e me specializime në spitale publike e private, brenda e jashtë…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 3. Oktober 2019

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com