Kurti për herë të parë si kryeministër në Tiranë, pritet me nderime shtetërore

 Kurti për herë të parë si kryeministër në Tiranë, pritet me nderime shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot po e zhvillon vizitën e parë zyrtare jashtë vendit dhe këtë në Shqipëri.
Kurti u prit nga Rama dhe kabineti i tij në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Tiranë, Pallati i Brigadave – Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Rama.
Kurti u prit në Tiranë me nderime shtetërore.Në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për idenë e mini shengenit Ballkanik.

Më Tiranë Kurti do të takohet edhe me Presidentin shqiptar Ilir Meta, e më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takime do të ketë edhe me opozitën, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com