Kurti: Pres nga Boreli të distancohet nga politika e Mogerinit

 Kurti: Pres nga Boreli të distancohet nga politika e Mogerinit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është pretendent për kryeministër të ri të Kosovës, në një intervistë për “Perspektivën e Re”, thotë se pret që komisari i ri i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Zhozef Borel, të distancohet nga politika e Federika Mogerinit, e cila “ndërmjetësoi në takimet sekrete mes Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, për shkëmbim territoresh”.

Tutje në këtë intervistë, Kurti thotë se politika e Mogerinit, ka hapur shumë çështje në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, për të cilat ai thotë se tash duhet të mbyllen.

Sipas Kurtit, Mogerini ka ndërmjetësuar në bisedat sekrete mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për shkëmbim territoresh.

“Dëshiroj të shoh nëse Borel do të distancohet nga politika e Mogerinit. Me rëndësi është të dihet kjo”, thotë Kurti.