Kush po mashtron me shkollën e Idrizovës? Komuna thotë se e ka dorëzuar dokumentacionin, Ministria mohon

 Kush po mashtron me shkollën e Idrizovës? Komuna thotë se e ka dorëzuar dokumentacionin, Ministria mohon

Ping-Pong me shkollën e Idrizovës mes Komunës së Gazi Babës dhe MASH. Derisa kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski thotë se e ka dorëzuar në ministri dokumentacionin e nevojshëm për shkollën, një gjë të tillë e mohon ministri Arbër Ademi.

“Ne e mbaruam pjesën të cilën e kemi si obligim ne si komunë, për gjetjen e parcelës, kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për ndërtesë efikase energjetike në Idrizovë. I kemi dërguar në MASH, si konkluzion ishte se ne si komunë këtë duhet ta bëjmë. Tani mbetet që MASH këtë ta kalkulojë në buxhetin e vitit 2020. Shpresoj se do të ketë reagim të shpejtë”, deklaroi Boris Georgievski, kryetar i Komunës së Gazi Babës.

“Komuna e Gazi Babës deri më tani nuk ka dorëzuar, jo lejen e ndërtimit, por dokumentacionin e nevojshëm për fillimin e procedurës për ndërtimin e shkollës. Dokumentacioni i nevojshëm ka të bëjë me dokumentacionin teknik dhe me vet lejen e ndërtimit”, theksoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

E përderisa po zvarritet procedura e sigurimit të dokumentacionit, nxënësit e Idrizovës mësimin po e ndjekin në shkolla alternative ku mësohet shqip.

“Vajza ime jo që ka përmirësime tani që është në shkollë tjetër dhe po mëson në gjuhën amtare, por është në nivelin më të lartë dhe kapacitetin më të madh, ku edhe vetë arsimtarët po thonë që është një prej fëmijëve më të zgjuar, po shihet sipas notave, sipas informatave të arsimtarëve”, tha Rizvan Seferi.

Para disa muajve prindërit shqiptarë të Idrizovës nuk i lëshuan fëmijët ta ndjekin mësimin në shkollën Njegosh shkaku i mungesës së paraleles shqipe./Tv21/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com