Kuvendi sot duhet të votojë tre ligje, pastaj të shpërbëhet

 Kuvendi sot duhet të votojë tre ligje, pastaj të shpërbëhet

Kuvendi sot në mesditë do të mbajë seancën e 137-të, në rend dite të të së cilës është Propozim vendimi për shpërbërjen e tij në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Propozimi vendimi është parashtruar nga kryetari i i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Para shpërbërjes së Parlamentit, duhet të mbahen vazhdime të seancave 135 dhe 123. Deputetët në kuadër të seancës së 135-të pritet të votojnë edhe për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, ndërsa në kuadër seancës së 123-të duhet të prononcohen edhe rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje.

Debati për ligjin për Prokurorinë publike filloi të premten dhe përfundoi mbrëmë vonë, ndërsa Xhaferi paralajmëroi se votimi do të zbatohet kur do të sigurohet shumcia e nevojshme. Seanca e 135-të filloi dje në orën 13, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshillin e prokurorëve publik. Dy ligjet, me flamur evropian, miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa për votim është e domosdoshme dy e treta e shumicës.

Debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje filloi dhe përfundoi dje. Por, në seancën e 123-të, përveç kësaj pike për të cilën duhet të votohet dhe për çka nevojitet dy e treta e shumicës, janë vendosur edhe zgjidhje tjera ligjore, mes të cilave ndryshimet për Kodin zgjedhor të propozuara nga një grup deputetësh për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe përfaqësim i barabartë i listave, për të cilat janë parashtruar disa mijëra amendamente./MIA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com