Ky është fshati kosovar që me vite nuk është martuar askush (Video) – AlbMania    
     

Ky është fshati kosovar që me vite nuk është martuar askush (Video)

 Ky është fshati kosovar që me vite nuk është martuar askush (Video)

Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë.Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje.Shumica e banorëve jetojnë në mërgim.

Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.

Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar.