Ky është numri i personave që aplikuan gjatë ditës së djeshme për tërheqjen e 10% nga Trusti – AlbMania          

Ky është numri i personave që aplikuan gjatë ditës së djeshme për tërheqjen e 10% nga Trusti

 Ky është numri i personave që aplikuan gjatë ditës së djeshme për tërheqjen e 10% nga Trusti

Trust mbrëmë pas mesnate ka njoftuar për numrin e personave që kanë aplikuar për rreth 8 orë për ta bërë tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale.

“Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime!

Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, të gjithë ata persona që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit në faqen , aplikimi do të jetë i vlefshëm.

Njoftimi i plotë:

Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime!

Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!

Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.

Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës.

Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjjthë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin!