‘La Verita’: Përplasje shkëndijash mes Parisit dhe Berlinit shkak i Shkupit, kancelarja gjermane tenton të shpëtojë Zaevin

 ‘La Verita’: Përplasje shkëndijash mes Parisit dhe Berlinit shkak i Shkupit, kancelarja gjermane tenton të shpëtojë Zaevin

Gazeta La Verita ka publikuar një artikull, që mban autorësinë e gazetarit Laris Gajzer, të titulluar “Shkëndijat midis Parisit dhe Berlinit për Shkupin. Kancelarja po përpiqet të shpëtojë Zaevin, kurse si nëntitull plotëson: Me ndalimin e anëtarësimit në BE, kryeministri maqedonas është në telashe. Hetimi i ri për korrupsionin.

Duke bllokuar hapjen e negociatave të RMV për në BE gjatë samitit të fundit të Këshillit Evropian, Macron minoi planet e Merkel për Ballkanin. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, pas një bisede telefonike me Kancelaren Merkel dhe drejtues të tjerë, ka vendosur të mos ndjehet fajtor për situatën. Në takimin e sotëm me Presidentin Stevo Pendarovski, ai do të ofrojë zgjedhje të parakohshme, me modalitetin për ta lejuar atë të japë dorëheqjen dhe të manovrojë në negociata, duke përjashtuar opozitën.

Goditja më e fundiLaris Gajser, i cili më herët edhe kishte publikuar të ashtuquajturat ‘bomba’ për rastin ‘Zhvatja’, ka njoftuar se Zaev do të zëvendësohet brenda disa muajsh.

E ardhmja e kryeministrit duhet të vijë nga hetimi, i inicuar nga gazeta La Verita që nga fillimi, që dërgoi nën arrest shtëpiak edhe nënkryetaren e Kuvendit Frosina Remenski, një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Zaevit. Bashkëshorti i Remenskit, i cili nën ndikimin e Zaevit u bë udhëheqësi i njësisë për antiterrorizëm, më vonë iu besua detyra e ngritjes së një shërbimi të ri sekret – ASK, me qëllimin e vetëm që në këtë sektor të punësohen vetëm njerëz që janë besnikë ndaj kryeministrit, duke e delegjitimuar agjensinë DSK.

Laris Gajser, i cili më herët edhe kishte publikuar të ashtuquajturat ‘bomba’ për rastin ‘Zhvatja’, ka njoftuar se Zaev do të zëvendësohet brenda disa muajsh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com