Labi ndihmon në shërimin e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së, bën thirrje të veprojnë njësoj vullnetmirët

 Labi ndihmon në shërimin e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së, bën thirrje të veprojnë njësoj vullnetmirët

Përmes rrjetit social Facebook, këngëtari Labinot Tahiri sot (e premte) bëri të ditur se dhurou 1000 euro për shërimin e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së.

Ai inkurajon qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë duke dhuruar për shërimin e asaj vajze teksa sjell edhe të dhënat në fotografi.

“Mirëmengjesi!

Këtij ushtari, ia dergova 1000 € për shërimin e vajzës!
Vajza mund të trajtohet edhe në Kosovë, por këto mjete mund edhe ti përdorë edhe për drunjë app gjera elementare për nje kohë 3-4 muaj!

Vazhdoni e ndihmoni me aq mundesi sa keni!

Zoti ju shperbleftë!
Labi KOSOVË E SHQIPËRISË.”, shkruan Labi.

Kjo nuk është hera e parë që Labinot Tahiri ndihmon në të tilla raste. Sa i përket projekteve muzikore, artisti ka pak ditë që lansoi duetin me motrën, kurse është duke finalizuar një album të ri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com