Lacazette: Fitorja në FA Cup do të na i shpëtonte sezonin

 Lacazette: Fitorja në FA Cup do të na i shpëtonte sezonin

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, e ka shprehur besimin e tij se triumfi potencial në finalen e FA Cup kundër Chelseat do ta shpëtonte këtë sezon të Arsenalit.

Arsenali e mbylli sezonin 2019/20 të Premierligës në pozitën e tetë në tabelë, duke shënuar rekord për rezultatin më negativ në 25 vjetët e fundit të Topçinjve,.

Unai Emery u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar pasi shkoi në një ecuri prej shtatë ndeshjeve pa fitore, ndërsa Topçinjtë ia besuan postin e trajnerit ish-kapitenit të klubit, Mikel Artetas, për ta shpëtuar këtë sezon.

Arteta tani do të tentojë ta shpëtojë këtë sezon duke e fituar FA Cup dhe duke u kualifikuar kështu në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës. Edhe Lacazette e dëshiron këtë trofe me ngulm, pas 12 muajve të vështirë që ka kaluar në klub.

“Ne jemi të emocionuar sepse e dimë se mund ta shpëtojmë sezonin tonë me një trofe, që do të thoshte shumë për ne dhe për tifozët”, tha 29-vjeçari në një intervistë të dhënë para finales.

“Në ligë, ne e mbyllëm sezonin keq, humbëm kundër Olympiacos herët në Ligën e Evropës, kështu që i kemi humbur disa synime tona. Për këtë arsye unë thashë se mund ta shpëtojmë sezonin”.

“Unë kam ardhur në Arsenal për të fituar trofe. Po, ka qenë irrituese, por kjo është pjesë e futbollit. Asgjë nuk është e lehtë dhe kjo është arsyeja pse e dua këtë sport”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com