Home 10 Lajme 10 Kosovë-Shqipëri 10 Lajm i keq për PSD-në nëse NISMA e kalon pragun

Lajm i keq për PSD-në nëse NISMA e kalon pragun

Nëse koalicioni i Nisma-AKR-PD përfundimisht e kalon pragun, siç po pretendon pas vendimit të fundit të PZAP-së për refuzimin e votave të ardhura me postë nga Serbia, PSD-ja përfundimisht mbetet pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Grupi i 12 deputetëve që u nda nga Vetëvendosje për të “riformatizuar” PSD-në, në zgjedhjet e 6 tetorit iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me 25 emra në listën e përbashkët.

Loading...

Nga të gjithë, vetëm Natyra Kuçi, bazuar në kuotën gjinore, arriti që të kalojë pragun për t’u bërë deputete, sipas shpalljes së rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por kur me anulimin e votave nga Serbia, Nisma pritet që të kalojë pragun, i bie që Kuçi të humbë ulësen në Kuvend.

Loading...
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com