Lakers marrin fitore edhe pa James e Davis, Kuzma prinë skuadrën kundër Oklahoma City Thunder

 Lakers marrin fitore edhe pa James e Davis, Kuzma prinë skuadrën kundër Oklahoma City Thunder

Los Angeles Lakers po vazhdojnë me formën e lartë.

Skuadra më e mirë në konferencën perëndimore në NBA, Lakers, kanë regjistruar një tjetër fitore, shkruan lajmi.net.

Kundërshtari i radhës për t’u mposhtur ishte Oklahoma City Thunder, të cilët pësuan me rezultatin 125:110.

Në këtë ndeshje, Lakers luajtën pa LeBron James e Anthony Davis. Me këto mungesa, ishte Kyle Kuzma ai që priu skuadrën, dhe arriti të regjistronte 36 pikë si dhe shtatë kërcime, shkruan lajmi.net.

Ndeshje të mirë pati edhe Rajon Rondo, i cili regjistroi ‘double-double’ me 21 pikë dhe 12 kërcime, duke shtuar edhe tetë asistime.

Në radhët e skuadrës nga LA, edhe pesë lojtarë tjerë regjistruan pikë dyshifrore (Cook, Daniels, Howard, Pope dhe Caruso).

Lakers me këtë fitore tashmë qëndrojnë në një rekord 32-7, për pozitën e parë në konferencën perëndimore. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com