Legjenda e Interit, Maicon bashkohet me ekipin nga Serie D – AlbMania          

Legjenda e Interit, Maicon bashkohet me ekipin nga Serie D

 Legjenda e Interit, Maicon bashkohet me ekipin nga Serie D

Ish-ylli i madh i Interit, Douglas Maicon po kthehet në Itali në mënyrë që të luajë për skuadrën e Serie D, Sona.

39-vjeçari do të mbush 40 vjeç në muajin korrik, por nuk i ka varur ende këpucët në gozhdë dhe aktualisht po luan në Brazil për klubin Villa Nova Atletico Clube.

Negociatat kishin vazhduar për një kohë, por ndërmjetësi Thiago Sousa i tha gazetës L’Arena se rikthimi i Maicos në Italia ‘është bërë 100 për qind’.

Afati i transferimeve hapet në Serie D më 7 janar dhe Maicon nuk është i vetmi që bashkohet me klubin Sona, pasi djali i tij 15-vjeçar Felipe do të nënshkruajë për ekipin e të rinjve.

“Marrëveshja është bërë, por ai nuk do të fluturojë për rreth tre javë të tjera”, ka thënë trajneri Marco Tommasoni për Daily Verona Network.

“Unë mendoj se kjo do të rrisë entuziazmin për të gjithë stafin dhe lojtarët, por ne ende duhet të vlerësojmë nivelet e tij fizike. CV-ja e tij flet vetë dhe ai sjell përvojë dhe karakter”, përfundoi trajneri i klubit Sona.

Maicon nuk ka luajtur në Itali që kur kontrata e tij me Romën skadoi në muajin korrik të vitit 2016.

Mbrojtësi i djathtë ishte në skuadrën e Interit kur fitoi ‘tripletën’ në sezonin 2009-10, ndërsa ka fituar titullin në Serie A në katër raste, Kupën e Italisë dy herë, Superkupën Italiane tri herë dhe Kupën e Botës për Klube një herë.