Legjenda Francesco Totti pëlqen flamurin ‘Autochthonous’ të publikuar nga Dua – furi reagimesh nga opinioni serb

 Legjenda Francesco Totti pëlqen flamurin ‘Autochthonous’ të publikuar nga Dua – furi reagimesh nga opinioni serb

Shqiptarja e famshme, Dua Lipa, ka nxitur reagime të shumta, në rrjetet sociale në ditët e fundit që nga mbështetja që i bëri fushatës që Apple t’i vendosë kufijtë e Kosovës në hartën e vet.

Derisa peticioni dhe kampanja që i kërkonin kompanisë së madhe amerikane mori mbështetjen e të gjithë yjeve shqiptare me famë botërore, Dua shkoi një hap më tej.

Gjatë fundjavës që kamë pas, ajo shpërndau flamurin ‘Autochthonous’, i cili ishte ngritur në Beograd gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë që pasoi me skena josportive në vitin 2015.

Kjo fotografi e 24-vjeçares ka marrë më shumë se gjysmë milion pëlqime në Instagram, ndërsa njëri nga pëlqyesit është legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti.

Pëlqimi nga kampioni i botës ka nxitur reagime të shumta nga përdoruesit serbë të rrjeteve sociale, si edhe nga opinioni në shtetin fqinj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com