Leonora Jakupi falënderon Halil Kastratin që e bëri pjesë për t’u ndihmuar njerëzve në nevojë – AlbMania    
     

Leonora Jakupi falënderon Halil Kastratin që e bëri pjesë për t’u ndihmuar njerëzve në nevojë

 Leonora Jakupi falënderon Halil Kastratin që e bëri pjesë për t’u ndihmuar njerëzve në nevojë

Leonora Jakupi i ka dedikuar një postim Halil Kastratit në Instagram.

Leonora Jakupi së fundmi ka befasuar dy banore në Shtepinë e të Moshuarve me praninë e saj.

Projekti i hapjes së Shtëpisë së të Moshuarve u realizua nga Halil Kastrati dhe vullnetmirët nga mbarë bota, të cilët kanë dhuruar donacione të shumta.

Këngëtarja e dashur pati rastin që të ishte ajo që mirëpriti dy banoret e reja.

Këtë gjë e bëri të ditur Halil Kastrati, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku tregoi se artistja befasoi dy të moshuarat.

Kurse së fundmi Leonora ka publikuar disa imazhe në profiline e saj të Instagramit kështu duke falënderuar hoxhën i cili e bëri pjesë dhe falënderoi gjithashtu njerëzit që dhanë kontributin e tyre për familjet në nevojë.

“Hoxhe i nderuar Halil Kastrati faleminderit qe me bere pjese te misionit tend te shenjte dhe rruges per te ndihmuar njerezit ne nevojë. Faleminderit dhe ju o njerez te mire qe kafshaten e juaj e ndani me te varferit . Pacit bekimin Zotit gjithmone! Sonte ne ora 20:00 Kanal 10 ne “e premtja me Halilin” mos harroni shume emocione shume lot gezimi… Na ndiqni!” shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografive./Lajmi.net/