Lëvizja Anti-bixhoz reagon për hapjen e kazinove dhe bastoreve të reja

 Lëvizja Anti-bixhoz reagon për hapjen e kazinove dhe bastoreve të reja

Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Anti-bixhoz thuhet se se kjo lëvizje reagon me letër të hapur ndaj kryeministrit Zaev për situatën e krijuar në gjithë territorin e shtetit.

Sipas tyre, dita ditës hapen bastore dhe kazino të reja me leje të dhënë nga Ministria e Financave apo nga Qeveria dhe se me të drejtë mund të konstatohet se shteti po shndërrohet në një bastore të madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Letër i dërguam Komisionit për Financim dhe Buxhet për mosrespektimin e ligjit ekzistues dhe mossjelljen e ligjit për lojërat e fatit,letër i dërguam edhe presidentit të shtetit Stevo Pendarovski edhe pas takimit me sekretarin gjeneral nuk janë deklaruar për situatën e krijuar. Kërkojmë nga Bujar Osmani të deklarohet për lejen e dhënë zinxhirit të bastoreve Maxbet, në seancën e Qeverisë së RMV-së e mbajtur më datë 21.05.2019”, njoftojnë nga Lëvizja Anti-bixhoz.

Letra e plotë:

“Nga kartoni i kuq që morëm nga Bashkimi Evropian si duket nuk nxori mësim Qeveria e RMV -së, përkundrazi ditën që duhej të marrim datën bëhen propaganda pompoze për hyrjen e zinxhirit të bastoreve të reja,hapjen e kazinosë në sheshin e Shkupit,të gjitha këto me kapital të huaj. RMV shndërrohet në Las Vegas të Ballkanit me standard të ulët dhe bixhoz të theksuar,ky është turp!

Në momentin që Evropa na i shua dritat do të ndizen dritat e zinxhirit të atyre bastoreve; dritat nga hapja solemne e kazinosë në shesh të Shkupit të gjitha këto me kapital të huaj.

RMV shndërrohet në Las Vegas të Ballkanit,me standard të ulët dhe bixhoz të theksuar,kjo është turp!
Zotri kryeministër këto bastore dhe lojëra fati nuk bien nga qielli por ju dhe Ministria e Financave e cila është nën ombrellen tuaj u jep leje andaj mos habitemi pse ngelëm në Gadishullin Ballkanik, pasi ky zinxhir i bastoreve është në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe në Kontinentin e Afrikës.

Paramendoni moton e tyre “Jeta është lojë” nëse edhe ju ashtu e mendoni po ju themi që e keni shumë gabim, pasi shumë herë ju kemi thënë që me kumar nuk shkohet ne Evropë, por si duket nuk i keni marrë seriozisht fjalët tona.Për ne si lëvizje Anti Bixhoz dhe për popullatën jeta nuk është lojë pasi shume familje e paguan shtrenjtë, për një pjesë të madhe është tragjedi – jeta për një pjesë bukur të madhe u bë një ferr i vërtetë.

Jemi të indinjuar thellë dhe me të drejtë dyshojmë për një bashkëpunim ndërmjet institucioneve që duhet t’i luftojnë këto dukuri dhe kompanive të lojërave të fatit.

Ne si Lëvizje Anti Bixhoz presim nga ju dislokimin apo mbylljen e objekteve ekzistuese, pasi ashtu premtuat,e jo të mundësoni hyrjen e kompanive të reja.
Bastet janë krim, krimi nuk tolerohet. Mos lejoni shkatërrimin e harmonive familjare” thuhet në fund të letrës së kësaj lëvizje./Telegrafi/