Lëvizja BESA: Zaev përsëri mashtron opinionin, të mos gjej arsyetime për grafën etnike

 Lëvizja BESA: Zaev përsëri mashtron opinionin, të mos gjej arsyetime për grafën etnike

Lëvizja BESA si parti opozitare serioze ka për obligim moral të sqarojë opinionin e gjërë në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit Zoran Zaev, sa i përket grafës etnike në leternjoftime kështu ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Lëvizjes Besa Elmedin Memishi.

Memishi tha se na vjen keq sesi Kryeministri edhe kur arsyetohet mashtron opinionin , dhe vazhdon prapa kuintave të vepron në mënyrë krejtësisht tjetër, duke u munduar të gjejë arsyetime të pabaza.
Kryeministri Zaev është mirë të pranojë se nuk ka lidhje shpallja e tenderit, nëse me ligj nuk caktohet se si do të duket letërnjoftimi. Lëvizja BESA kërkon që kjo të definohet me ligj, dhe në nenin ku përshkruhet se çfarë të dhëna përmban letërnjoftimi të shtohet edhe grafa etntike. Apelojmë edhe njëherë që kryeministri të reflektoj dhe t’i thërret arsyes, të respektojë marrëveshjen e arritur dhe në asnjë moment të mos manipulojë me opinionin, sepse opinioni i gjërë e di më së miri se ekziston një marrëveshje në mes BESËS dhe qeverisë e cila është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së RMV u shpreh zëdhënësi i Besës.

Lëvizja BESA në asnjë moment nuk do të bëj asnjë hap prapa, duke i qëndruar fjalës së dhënë votuesit shqiptar. Qëndrojmë fuqishëm në kërkesat tona që në letërnjoftime të përfshihet edhe grafa etnike dhe do të dëshmohet se kjo do jetë përparësi për gjitha bashkësitë etnike deklaroi Elmedin Memishi./TS/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com