Lëvizja qytetare “Boll më”: Ulja e TVSH-së nga 18 në 5% është rekomandim i BE-së – AlbMania          

Lëvizja qytetare “Boll më”: Ulja e TVSH-së nga 18 në 5% është rekomandim i BE-së

 Lëvizja qytetare “Boll më”: Ulja e TVSH-së nga 18 në 5% është rekomandim i BE-së

Lëvizja qytetare “Boll më” që tani e disa muaj proteston kundër çmimit të rritur të energjisë elektrike, ka kujtuar sot kryeministrin Zoran Zaev në një deklaratë të tij dhënë në muajin tetor ku siç u shprehën nga kjo lëvizje, ai vetë pranon se ulja e TVSH-së nga 18 në 5 përqind është rekomandim i bashkësisë evropiane. Krenar Osmani nga Lëvizja “Boll më” tha se Maqedonia e Veriut si një vend kandidat për anëtarësim në BE është e detyruar që të implementojë rekomandimet e e bashkësisë evropiane dhe me këtë të përmirësojë edhe gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve.

Krenar Osmani, Lëvizja “Boll më”

“Siç e patë edhe vetë në konferencën e mbajtur më 2 tetor të 2020, kryeministri Zaev me gojën e vetë e pranopi që ulja e TVSH-së nga 18 në 5 përqind është direktivë dhe sugjerim I BE-së. Iniciativa qytetare “Boll më” në pikën e dytë të kërkesave të parashtruara që në korrik të 2020-tës pikë të dytë e ka uljen e TVSh-së nga 18 në 5 për qind. Nëse ky shtet synon që të anëtarësohet në BE, ky sugjerim dhe direktivë duhet patjetër të zbatohet, rrugë tjetër nuk ka”
Osmani tha se në pjesën perëndimore të vendit, më shumë se gjysma e buxhetit familjar shpenzohet vetëm për pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në botë me një nivel të këtillë të shpenzimeve. Ai tha se është e padrejtë që TVSH-ja është ulur për energjinë solare, peletit dhe format e tjera të energjisë së ripërtërishme, ndërsa mbetet në 18 përqind pikërisht për energjinë elektrike të cilën e shfrytëzojnë pjesa dërmuese dhe më e goditur e shoqërisë tonë./SHENJA/