“Liberalizim të vizave nuk do të ketë as këtë vit” – AlbMania          

“Liberalizim të vizave nuk do të ketë as këtë vit”

 “Liberalizim të vizave nuk do të ketë as këtë vit”

Profesori dhe njohësi i cështjeve politike, Binak Maxharraj në një postim në rrjetet sociale ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Profesor Maxharraj thotë se as këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Sipas tij, “vizat nuk do të vijnë as sivjet sepse qeveritë e më parshme nuk e kanë përmbushë faktorin kryesor për liberalizimin e vizava e ky është, luftimin e korrupcionit dhe krimit te organizuar”.

Postimi i plotë:

LIBERALIZIM TE VIZAVE,MEGJITHATE, NUK DO TE KËTË AS KËTË VIT.

Kohët e fundit e sidomos me ardhjën e qeverisë Kurti po flitet me te madhe së këtë vitë do të vjenë liberalizimi i vizave.

Unë pyes për kënd do behet liberalizimi i vizave?.Kosova si me viza si pa viza u shprazë.Për çdo ditë po nisën autobuset e migrimit për një kore buk.Rinia po ikë sepse ardhmerin e tyre ua vodhën komandantet e korruptuar.

Ardhjën e vizave e paguam edhe me 8200 hektar tokë.Për këtë e humbëm Çakorrin,por viza nuk ka,na mashtruan,apo u mashtruam nuk e di,por Çakorri humbi.Por kushtezimi i liberalizimit te vizave duke e dhanë Çakorrin ishte i rremë.

Ky është një krim për cenimin e territorit të Kosovës qe nuk ka te drejtë ta bëjë askush.Për këtë akt kriminel dikush kurdo herë do te përgjigjet.

Por vizat nuk do të vijnë as sivjet sepse qeveritë e më parshme nuk e kanë përmbushë faktorin kryesor për liberalizimin e vizava e ky është:

Luftimin e korrupcionit dhe krimit te organizuar?!

Qeverit e mëparshme nuk e bënë këtë me qellim sepse edhe vetë ishin te korruptuar.

A luftohet korrupcioni me njërëz te korruptuar,jo se jo,këtë edhe budalla e din?!

Këtë “patate të nxehëtë”ia lanë qeverisë Kurti në dorë të cilën e ka si prioritët nga prioritetët.

Evropa donë fakte,donë argumente,don punë të prekshme e jo pallavra e mashtrime siç bënë qeveritë e më parshme.Jo sot jo neser vijnë vizat.Plotë shtate vite na rrejtën pushtetart tanë duke filluasr nga Presidenti e teposhtë.

Evropa do t’i heq vizat ne ate momenti kur ti shohë live në pranga peshqite e medhënjë të korruptuar,hajnat dhe plaqekitesi të pushtetit dhe duke e parë se si po u konfiskohet pasuria e vjedhur e popullit.Kjo është ajo së çfarë kërkon Evropa.

Këtë duhet ta bëjë qeveria Kurti patjetër,S’ka viza dëri sa nuk e bënë këtë as sivjet e bile as në mot nese nuk e bënë.