Lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë – AlbMania      

Lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë

 Lideri i opozitës turke: Erdogan do të arratiset jashtë vendit, po transferon paratë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, disa nga shoqëruesit e tij, përfshirë familjen, po planifikojnë të ikin jashtë vendit, tha sot lideri kryesor i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu.

“Ata po përshpejtojnë përgatitjet për arratisjen e tyre. Erdogan po transferon shuma të mëdha parash jashtë vendit përmes strukturave paralele me bazë në Turqi që veprojnë si institucione.

Anëtarët e familjes Erdogan janë në ballë të këtyre strukturave. Në vendet e huaja, përmes këtyre strukturave po tentojnë të marrin leje qëndrimi dhe pune. Ata janë me nxitim për të krijuar Pensilvaninë e tyre”, tha politikani turk, duke paralajmëruar paraprakisht se do të bënte më shumë zbulime gjatë ditës.