Lidhja e ngushtë mes kafesë dhe mbipeshës

 Lidhja e ngushtë mes kafesë dhe mbipeshës

Kafeja dhe kafeina që ndodhet në të, mund të konsiderohet fare mirë një agjent anti-obezitet. Kjo gjë pretendohet nga një studim i bazuar tek minjtë, ku u vu re se substanca e pranishme tek çaji dhe kafeja, limiton shtimin e peshës.

Studimi në fjalë u krye nga Universiteti i Illinois në SHBA dhe u publikua në revistën shkencore ‘Journal of Functional Foods’.

Për të arritur në këtë përfundim, minjtë u detyruan që të ndiqnin një regjim ushqimor me 40% yndyrë, 45% karbohidrate dhe 15% proteina. Ndërkohë ata gëlltitën edhe një sasi kafeine, ekuivalente me atë që merr një njeri i cili pi katër filxhanë kafe në ditë.

Në përfundim të një periudhe prej katër javësh, përqindja e masës yndyrore tek ata minj që kishin marrë kafeinë, kishte rënë ndjeshëm ose më saktë me 22%.

Studiuesit pretendojnë që të thellohen në kërkimet e tyre, për të krijuar edhe një dietë të ngjashme për njerëzit, në mënyrë që të mos shtojnë në peshë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com