Liga Evropa, 5 ekipe shqiptare kalojnë raundin

 Liga Evropa, 5 ekipe shqiptare kalojnë raundin

Pesë nga shtatë ekipet shqiptare kaluan raundin e parë kualifikues në kuadër të Ligës Evropa. Në raundin e dytë kanë kaluar Shkëndija, Renova, Kukësi, Laçi e Teuta. Janë ndalur Gjilani e Shkupi.

Dy ekipet tetovare Shkëndija dhe Renova arritën të fitojnë në udhëtim. Shkëndija fitoi skuadrën azerbajxhanase Sumqai me rezultat 2:0, ndërsa Renova fitoi ekipin e Alashkerit të Armenisë me rezultat 1:0. Trajneri i kuqezinjve Gjoka tha se ishin të bindur se do të kalojnë në raundin e dytë pasi kishin analizuar kundërshtarin.

“Mendoj se baza e ekipit kundërshtar ishte ajo që kishim studiuar mendoj që ashtu siç i kishim realizuar për të bërë detyrat dhe u munduam ti izolonim pikat e dobëta sidomos sulmin”, tha Ernest Gjoka, Trajner i Shkëndijës.
Skuadrat e Shqipërisë kanë mbyllur një ditë me bilanc të qind për qindtë. Kukësi luajti në Tiranë ndaj skuadrës së njohur bullgare, Slavia Sofje. Fitoi me shifrat 2:1.

“E rëndësishme është që kaluam këtë ndeshje për të gjithë grupin dhe për të gjithë tifozët. Lojtarët dhanë shpirtin për fitore. Do të shikojmë ku kemi çaluar dhe do të përmirësohemi. Kemi nevojë për përmirësime”, u shpreh Skënder Gega, Trajner i Kukësit.

Ekipi tjetër nga Shqipëria Laçi pas penalltive e mposhti Keshlan e Azerbajxhanit. Teuta e Durrësit fitoi 2:0 ndaj Beitar Jerusalemit të Izraelit, falë golave të Blerim Krasniqit dhe Rubin Hebajt. Ndeshja u luajt në Durrës.

Liga Evropa foli shqip. Kështu i cilësoi ndeshjet e mbrëmshme kreu i Federatës shqiptare rë Futbollit Armando Duka, sipas të cilit asgjë nuk vjen rastësisht, por është sukses që vjen si shpërblim për punën e palodhur të klubeve shqiptare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com