Ligj për administratën avancon vetëm referentët, nuk parasheh avancim në bazë të përvojës

 Ligj për administratën avancon vetëm referentët, nuk parasheh avancim në bazë të përvojës

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë nuk ka të dhëna se sa administratorë do të avancohen në pozita me Ligjin e ri për nëpunës administrativ. Nga atje kanë njoftuar se me këtë ligj ndër pozitat më të stërngarkuara në administratë do të jetë “bashkëpunëtor i ri”.

“Sa i takon numrit të administratorëve, kjo varet nga vendet e lira në aktet për sistematizim dhe nevoja për plotësim të të njëjtave, sipas nevojave të cilat secili institucion i parasheh në mënyrë individuale me planet vjetore. Po, kjo do të reflektojë më së shumti me “bashkëpunëtor i ri”, thonë nga Ministria e Administratës.

Edhe grupi i deputetëve që e kanë propozuar ligjin thanë se ai do të mundësojë avancim “referentëve” dhe jo “bashkpunëtorëve”. “Të gjithë ata që janë punësuar me shkolla të mesme, që nga fillimi deri më sot, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të mund të marrin rroga në përputhje me nivelin e arsimimit. Në qoftëse kanë kryer fakultetin, ato do të marrin rrogë si të jenë të punësuar me fakultet”, tha deputeti Grubi.

Edhe nënpunësi shtetëror Osama Muadini i cili 10 vjet punonte në administratë ankohet se ligji i ri është diskriminues, sepse parasheh vetëm avancim të një kategorie të administratorëve. “Ligji në fjalë nuk i përmbush kërkesat dhe nevojat e administratorëve dhe sidomos pjesa ku do të jenë përfitues vetëm një kategori e administratorëve, gjegjësisht administratorët që kanë punuar me shkollë të mesme dhe ndërkohë kanë kryer fakultete. Këtu vihet theksi te nëpunësit shtetëror që quhen ‘bashkëpunëtor të ri’”, deklaroi Osama Muadini.

Grupi i deputetëve që e kanë propozuar Ligjin nuk kanë paraparë avancim në bazë të përvojës, pasi siç thonë ata ajo do të bëhet me sistematizim. Ligji i ri krahas avancimit do të sigurojë edhe rrogë më të lartë për administratorët. Por, nga Administrata nuk kanë informacione se sa mjete janë ndarë nga buxheti për zbatim të këtij ligji, dhe na drejtuan në Ministrinë e Financave. Nga Financat ende pa përgjigje./TV21/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com