Llokvenec: Mickoski dhe partia e tij përgatisin terren për mospranim të rezultatit zgjedhor

 Llokvenec: Mickoski dhe partia e tij përgatisin terren për mospranim të rezultatit zgjedhor

Në konferencë për shtyp, Hari Llokvenec nga radhët e LSDM tha se “VMRO-DPMNE përmes keqpërdorimeve të funksioneve teknike dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme e mbrojnë krimin e regjimit”.

“Me keqpërdorim të funksioneve teknike, VMRO-DPMNE dëshiron që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë gjatë kohës së qeverisë teknike”, tha Llokvenec.

Sipas tij, në këtë mënyrë Mickoski dhe partia e tij përgatisin terren për mospranim të rezultatit zgjedhor.

“Propozojnë kuadro të dyshuara me aktakuza, shpërndajnë lajme të rreme. Nuk ofrojnë asgjë përveç rindërtimin të regjimit dhe mbrojtjes së krimit ndërsa ne si LSDM bashkërisht me qytetarët nuk do të lejojmë një gjë të tillë”, tha Llokvenecv.

Ai shtoi se sot, institucionet janë në duar të sigurta dhe se zgjedhje demokratike dhe të lira do të ketë më 12 prill.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com