Lojtari i Real Madridit i zhgënjyer: Po e humbas vullnetin çdo ditë e më shumë

 Lojtari i Real Madridit i zhgënjyer: Po e humbas vullnetin çdo ditë e më shumë

Jam 30 vjeç dhe është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua më shumë
Toni Kroos duket se po e mendon pensionimin. Ai pranon se ai nuk e shikon veten për shumë vite të tjera në fushën e blertë, sepse po i humbet motivi për të zgjatur karrierën. Mesfushori i Realit të Madridit festoi 30-vjetorin në janar dhe ka fituar në karrierë çdo trofe të mundshëm, përfshirë 4 herë Ligën e Kampioneve dhe Botërorin me Gjermaninë.

“Jam 30 vjeç dhe është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua më shumë. Karriera ime nuk do të zgjasë edhe shumë kohë. Jam i sigurt se nuk do të luaj derisa të jem 38 vjeç”, ka thënë Kroos.

“Kam më shumë se pesë vite që jam në Madrid dhe jemi shumë të lumtur. Fëmijët tani shkojnë në shkollë këtu dhe ndihen shumë mirë edhe ata. Në fund do të marrim një vendim”, vlerësoi gjermani i skuadrës madrilene.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com