Loredana konfirmon ndarjen, Mozzik paralajmëron këngën

 Loredana konfirmon ndarjen, Mozzik paralajmëron këngën

Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka publikuar një storje, ku paralajmëron këngën e re.

“Ju spe dini.. se cfar kong kom gati hala, prap ma mire qe spe dini..”, kishte shkruar reperi në foto.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre.

Loredana ishte ajo që e konfirmoi këtë ndarje përmes një shkrimi në Instagram.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Mozzik përmes një ‘InstaStory’.

“Zoti i din të gjitha”, ka shkruar shkurt Mozzik.

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze.