Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret

 Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë mposhtur në udhëtim Golden State Warriors.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në shtëpinë e Warriors me pesë pikë diferencë, 120:125.
Tek mysafirët shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, teksa më efikasi ishte alo qendra Anthony Davis.

Numri tre i LA shënoi 27 pikë dhe pati 10 kërcime në triumfin e skuadrës së tij.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James me 22 pikë, tetë kërcime e 11 asistime si dhe Avery Bradley me 21 pikë.

Marquese Chris ishte basketbollisti më efikasi tek vendasit me 26 pikë e nëntë kërcime shkruan telegrafi.

Rezultatet:

Orlando Magic – Milwaukee Bucks 95:112

Charlote Hornets – Dallas Mavericks 100:116

Detroit Pistons – New York Knicks 92:95

Indiana Pacers – New Orleans Pelicans 117:124

Toronto Raptors – Brooklyn Nets 119:118

Minnesota Timberwolves – LA Clippers 142:115

Golden State Warriors – LA Lakers 120:125

Phoenix Suns – Denver Nuggets 108:117

Sacramento Kings – San Antonio Spurs 122:102