LSDM dhe VMRO-DPMNE po bëhen gati për zgjedhje të parakohshme

 LSDM dhe VMRO-DPMNE po bëhen gati për zgjedhje të parakohshme

Nga sot, nën sloganin në “Në rrugën e drejtë” LSDM fillon karvanin e tribunave të hapura dhe publike në të gjithë vendin. “ Në mbi 20 forume qytetare, sy për sy me qytetarët, do t’i dëgjojmë vërejtjet e tyre por edhe do ta prezantojmë punën dy vjeçare në të gjithë shtetit, gjitha rajonet, gjitha komunat dhe çdo vendbanim. Kërkojmë nga qytetarët të na bashkohen ashtu siç u bën bashkë me ne për ndryshime”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski.

VMRO-DPMNE-ja, lideri i së cilës sot prezantoi ekipin i cili sipas tij do ta rimëkëmb shtetin, vazhdon të këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Hristijan Mickoski kërkoi që pas datës së mundshme për bisedime të formohet Qeveri teknike, ndërsa më muajin mars vendi të shkoj në zgjedhje të reja, përcjellë Alsat. ”Mendoj që do të ishte e guximshme dhe e mirë për shtetin dhe të ardhmen e vendit që ta pranojë ofertën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Unë e ofrova si opsion muajin mars të vitit të ardhshëm. Menjëherë pas mesit të tetorit kur Këshilli Evropian do të prononcohet nëse marrim ose jo datë për bisedime, apo do të ketë zgjidhje të kushtëzuar, të formohet Qeveri teknike dhe t’i bëjmë gati institucionet për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Mickoski.

Nga ana tjetër, edhe partitë opozitare shqiptare janë për zgjedhje të parakohshme për të matur forcat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com