LSDM: Opozita ta mbështesë iniciativën për interpretim autentik të Ligjit për Falje

 LSDM: Opozita ta mbështesë iniciativën për interpretim autentik të Ligjit për Falje

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media e fton kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe deputetët e saj, që të përkrahin iniciativën për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje.
Nga LSDM thonë se me interpretimin autentik në Kuvend, ndalohen tentimet për të ikur nga drejtësia.

“Është e udhës që Mickoski publikisht t’i ftojë deputetët e VMRO-DPMNE-së ta mbështesin interpretimin autentik të paraqitur nga LSDM-ja. Sepse me interpretimin autentik në Kuvend të nenit 11 nga Ligji për falje ndalohen tentimet e mbetjeve të regjimit dhe gjyqësisë “Swarovski” për të ikur nga drejtësia dhe mbyllet çështja e abolimit të Gjorge Ivanovit. LSDM ka qenë dhe mbetet në anën e së drejtës”.
“Opinioni e dinë se abolimi i turpshëm dhe i paligjshëm i Ivanovit është produkt i VMRO-DPMNE-së, opinioni e dinë se kjo parti asnjëherë nuk është deklaruar kundër, por e ka mbrojtur fuqishëm kur qytetarët protestonin rrugëve. Shihet qartë se edhe pas ndodhive të dirigjuara nga mbetjet e “shtetit të robëruar” në gjyqësi, bashkë me deklaratat e fundit nga Gjykata Kushtetuese, qëndron VMRO-DPMNE”, thonë nga LSDM./Telegrafi/