Luan Haradinaj: Krenar që do t’i shërbej popullit dhe atdheut tim, për mbrojtjen e tyre s’do kursej as jetën

 Luan Haradinaj: Krenar që do t’i shërbej popullit dhe atdheut tim, për mbrojtjen e tyre s’do kursej as jetën

Kadetë të shumtë kanë diplomuar sot në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mesin e ushtarëve të rinj të Kosovës është edhe Luan Haradinaj, djali i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Pas ceremonisë së diplomimit, Luan Haradianj u shpreh se ky rrugëtim i cili nisi katër vite më parë ishte i vështirë, por me shumë krenari.

Madje ai shtoi se dëshira e vullneti për t’u bërë oficer i ushtrisë theu çdo pengesë, kaloi çdo barrierë.

Postimi i plotë:

Katër vite më parë filluam të rrugëtojmë së bashku me gjeneratën ‘020. Rrugëtim ky i vështirë, por me shumë krenari. Dëshira e vullneti i madh për t’u bërë oficer të Ushtrisë sonë, theu çdo pengesë, kaloi çdo barrierë.
Katër vite studime, trajnim dhe zhvillim për Gjeneratën. Puna dhe mundi ynë u kurorëzua me gradimin Nëntoger në Forcat e Armatosura.
Shumë krenar dhe i privilegjuar që do t’i shërbej Popullit dhe Atdheut tim. Dhe për mbrojtjen e tyre nuk do të kursej as jetën time.
Përjetësisht mirënjohës Dëshmorëve!
Përjetësisht mirënjohës eprorëve, vartësve, miqve dhe partnerëve!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com