Luana Vjollca ka një dëshirë shumë të veçantë për vitin 2021 – AlbMania    
     

Luana Vjollca ka një dëshirë shumë të veçantë për vitin 2021

 Luana Vjollca ka një dëshirë shumë të veçantë për vitin 2021

Mbrëmja e djeshme iu dedikua “Krishtlindjes” dhe nuk kishte si të mungonte babagjyshi i festës, i cili mbante në thesin e tij dëshirat e të ftuarve.

Në thes mungonte dëshira e autores dhe moderatores së spektaklit Luana Vjollca dhe publiku donte të dinte dëshirën e saj për vitin 2021.

“Dëshira ime është të mundohemi ta harrojmë këtë vit, por mos të mendojmë se ka qenë një ëndërr e keqe pasi ka qenë një ëndërr reale, ky vit pandemik, ndaj a mundet të gjithë ju që po na ndiqni tani, të dhuroni një puthje, një “faleminderit”, një “të dua”, një “më fal” të gjithë njerëzve që kanë nevojë sa i keni në jetë, fatkeqësisht nuk e kemi fare në dorë këtë pjesë.

Sa jemi sot gjallë, dedikojini një mesazh dashurie njerëzve tuaj të dashur. Mami, motrat e mia ju dua pafund, faleminderit dhe më falni për gjithçka mund të kem bërë padashje.”, – u shpreh autorja Vjollca.