Lukaku: Duhej t’i kishim mbyllur hesapet më herët

 Lukaku: Duhej t’i kishim mbyllur hesapet më herët

Romelu Lukaku ka dhënë komentet e tij pas fitores së Inter kundër Sassuolo.

Ylli belg i Inter, Romelu Lukaku, ka shënuar dy gola në fitoren 3:4 të ‘Zi kaltërve’ kundër Sassuolo.

Inter shkonte në epërsi prej 1:4, por rrezikuan në fund për të mbetur vetëm me një pikë, me vendësit që arritën të shënojnë dy herë të tjera, por edhe të rrezikojnë për barazimin.

Pas këtyre ngjarjeve, Lukaku ka thënë se skuadra e tij është dashur që t’i jepte më shpejtë fund lojës, duke mos lejuar kundërshtarët të reagojnë.

“Ne bëmë gjithçka mirë në pjesën e parë, dhe duhej të shënonim më shumë në dytën. Kur shkuam në 4:1, menduam se mbaroi” ka thënë Lukaku.

“Shenja pozitive është që morrëm tri pikë, por ne duhet të mbrohemi më mirë sesa kaq. Unë mundohem të ndihmojë skuadrën gjatë ndeshjeve dhe jam i lumtur, sepse ishte e rëndësishme të merrnim këtë fitore” shtoi lojtari.

Lukaku shënoi dy gola, kurse dy gola të tjera për Inter erdhën nga Lautaro Martinez, për tri pikët që i mbajnë në hap me Juventus.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com