Mançevski: Paralajmëron analizë funksionale për sektorin publik

 Mançevski: Paralajmëron analizë funksionale për sektorin publik

Qeveria ka miratuar vendim me të cilin detyron institucionet e sektorit publik për realizimin e analizës funksionale me të cilën do të vërtetohet efikasiteti dhe cilësia e punës së institucioneve. Analiza do të duhet të zbatohet për një periudhë 1 mujore vetë nga secili institucion dhe procesi do të ndihmohet nga 15 persona të trajnuar profesionist. Në bazë të kësaj analize do të vërtetohet nevoja për shuarjen e disa institucioneve ose reduktimin e numrit të të punësuarve. Rezultatet e para të analizës do të vërehen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Analiza funksionale është mjet i cili mundëson identifikimin e problemeve kryesore të lidhura me strukturën aktuale organizative. Përmes kësaj mase do të mundësohet krijimi i masave konkrete për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së punës së institucioneve. Zbatimi i analizës funksionale është pjesë e një procesi më kompleks për riorganizimin dhe optimizimin e institucioneve të sektorit publik. Në këtë procesi kemi mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian nëpërmjet projekteve IPA. Rezultatet nga analizat funksionale vertikale do të jenë bazë edhe gjatë definimit të detajeve rreth transferit të të punësuarve nga sektori publik, në sektorin privat”- deklaroi Damjan Mançevski./Alsat/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com