Manchester United kërkon 3 milionë euro për një miqësore

 Manchester United kërkon 3 milionë euro për një miqësore

Manchester United ka nisur punën që tani për të planifikuar turneun e ardhshëm veror dhe për të promovuar markën e klubit.

Djajtë e Kuq mund të luajnë një miqësore kundër East Bengal, klub që e ka bazën në Kalkutë. Drejtuesit e United duket se kanë bërë një inspektim të vendit dhe janë takuar me disa drejtues të skuadrës indiane.

3 milionë – Kërkesa e bërë nga klubi anglez për të zhvilluar miqësoren është 3 milionë euro. East Bengala është vënë në kërkim të sponsorëve për të plotësuar kërkesën e United.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com