Manhart përforcon përsëri BMW M5-shin

 Manhart përforcon përsëri BMW M5-shin

Kompania gjermane e njohur që merret me modifikimin e veturave, Manhart, pas prezantimit të kreacionit të saj më të ri – MHX3 600, njofton se ka përforcuar përsëri modelin M5 (F90) të BMW-së.

Vitin e kaluar, Manhart ka përforcuar motorin e këtij modeli, 4.4-litër Twin-Turbo V8 në 723 kuajfuqi, ndërsa versioni i tij më i ri MH5 800 tani është me kapacitet prej 823 kuajfuqi.

Manhart, po ashtu, për këtë M5 ka zgjedhur edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit, rrotat “Manhart” 21-inçësh nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar (tani modeli është më i ulët për 20 mm), etj.

Sa i përket çmimit, Manhart MH5 800 në Gjermani kushton 189.210 euro.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com