Maqedoni, aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ me lojë shpërblyese, tre milionë denarë janë dhuratat kryesore

 Maqedoni, aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ me lojë shpërblyese, tre milionë denarë janë dhuratat kryesore

Me aplikacionin e ri të ‘TVSH-ja ime, dhurata ime’ e që fillon më 15 dhjetor, qyteatrët përveç realizimit të kthimit 15% të TVSH-së do të mund të fitojnë edhe dhurata.

Të gjithë ata qytetarë të cilët skanojnë llogari fiskale do të kenë të drejtë edhe të shpërblehen me para në lojën shpërblyese.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se do të ndahen 10 dhurata në ditë, nga ku katër do të jenë 1.000 denarë, tre dhurata me 2.000 denarë, dhe tre dhurata me nga 3.000 denarë. Dhuratat kryesore apo dy dhuratat kryesore, sipas ministres, do të jenë tre milionë denarë e që do të mbahen gjatë muajit mars dhe në dhjetor të vitit të ardhshëm.

“Me aplikacionin e ri qytetarët mund të shohin se sa është kthimi i TVSH-së në çdo moment, sa llogari fiskale kanë skanuar, dhe çdo llogari fiskale potencialisht do të jetë fituese për shkak se slogani i fushatës është ‘Çdo llogari fiskale është e rëndësishme’”, tha Angellovska.

Ajo shtoi se loja shpërblyese është shtesë për shkak se projekti ‘TVSH-ja ime’ është i suksesshëm dhe se qëllimi kryesor i projektit është luftimi i ekonomisë në të zezë ku qytetarët luajnë rolin e inspektorit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com