Maqedoni, nga sot paga minimale është 14.500 denarë

 Maqedoni, nga sot paga minimale është 14.500 denarë

Asnjë i punësuar në shtetin tonë nga ky muaj nuk do të marë pagë më të vogël se 14500 denarë. Shuma e pagës minimale pas disa bisedimeve disa mujore u miratua përmes një dialogu social em të gjithë partnerët social, në marrëveshje edhe me sindikatat dhe punëdhënësit.

Nga Qeveria presin se me këtë do të rritet standardi i punonjësve, por dhe do të nxitet rritja e mëtejme e pagave, të cilat më parë kanë qenë të njejta apo më të larta nga paga e tanishme minimale.

Punëdhënësit, edhe pse pjesë e tyre konsiderojnë se ju paraqet një ngarkesë shtesë, ata janë të vetëdijshëm se rritja e pagave ka për qëllim mbajtjen e punëtorëve në vend për të mos ikur nga vendi.

Me rritjen e pagave minimale pritet që punëdhënësit të shfrytëzojnë dhe masat qeveritare për subvencionim të kontributeve për rritje të pagave nga 600 deri në 6000 denarë. Me masën për subvencionim të kontributeve për rritje të pagave pritet që nga 20 deri 25 përqind nga të punësuarit në sektorin privat të marin paga më të larta. Me këtë masë nga buxheti për vitin eardhshëm janë planifikuar 2 miliardë e 400 milion denarë.

Gjithsesi, pas sjelljes së këtij ligji për pagë minimale, ngelen dilemat nëse me të vërtetë do të nxitet rritja e mëtejme e pagave, nëse punëdhënësit kanë mundësi reale ta bëjnë këtë dhe nëse kjo zgjidhje do të shënojë ulje të pagave në paguara në zarfe, mënyrë përmes së cilës punëdhënësit përpiqen të shmangin pagimin e tatimeve drejt shtetit për paga më të larta./Zhurnal.mk/