Marin Mema pro bashkimit të shqiptarëve: Jo normale të më thonë në kufi me Kosovën “ku po shkon”

 Marin Mema pro bashkimit të shqiptarëve: Jo normale të më thonë në kufi me Kosovën “ku po shkon”

Autori i serisë së dokumentareve ”Gjurmë shqiptare” dhe “Shqipëria tjetër” në Top Channel, Marin Mema ka ardhur më një rrëfim në emisionin “Personale”.

Mema është shprehur pro bashkimit të shqiptarëve ndërsa kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova duhet të kërkojë nga Serbia të respektohen të drejtat e shqiptarëve të Sanxhakut dhe atyre të Luginës së Preshevës e jo të flitet për shkëmbime tokash.

Gazetari thotë se është e pakuptimtë që shqiptarët të mbeten të ndarë në dy shtete.

“Pavarësisht se na kanë vendosur një tra në kufi ne jemi prapë shqiptarë…Është jo normale që unë kur vijë në kufi e një punonjës aty më thotë “ku po shkon””.

Mema ka thënë se flamuri i Kosovës ka qenë i imponuar për shkaqe të mbështetjes së shtetësisë, por ai thotë se ata që kanë rënë për Kosovën kanë pasur flamurin shqiptar.

Autori i shumë emisioneve, ka thënë se shekulli XXI mund të jetë i shqiptarëve nëse “dimë të shfrytëzojmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com