Marrëveshja e madhe afër, ja në sa ora fillon takimi Kurti-Mustafa

 Marrëveshja e madhe afër, ja në sa ora fillon takimi Kurti-Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duken të jenë afër nënshkrimit të një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Dy partitë tashmë ndodhën në fazën finale të negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes, këtë e pohuan edhe përfaqësuesit e të dyja palëve.

Burime të sigurta të gazetës “Bota sot”, kanë konfirmuar se takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ndodhë sot, duke filluar nga ora 15:00.

“Ka informacione se sot mundet me pas takim, në ora 15:00 mes Albin Kurtit e Isa Mustafës”, ka thënë ky burim, për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, sipas të gjitha gjasave vendi i takimit do të jetë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Tashmë kanë mbetur vetëm edhe 48 orë deri te seanca e thirrur për votimin e qeverisë së dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Për shkak të kohës së limituar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në këto momente ka mbledhur anëtarë të partisë në selinë qendrore për të diskutuar lidhur me negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar seancën e Kuvendit me 3 shkurt.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tashmë ka vendosur që mbledhja të mbahet të hënën në orën 11:00.

Kurse, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e kryeministrit.

Kujtojmë se aktualisht, Kosova qeveriset nga qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, por e cila ka kompetenca të kufizuara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com