Marrëveshje kolektive fitojnë edhe të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor

 Marrëveshje kolektive fitojnë edhe të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor

Me marrëveshje të re kolektive u bënë të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor pas negociatave tremuajshe midis udhëheqësisë së Fondit dhe Sindikatës së DOGJSH.

Marrëveshja ishte nënshkruar sot dhe në të, siç informon Sindikata e DOGJSH, janë përfshirë të gjitha dispozitat ligjore pozitive dhe janë përparuar të drejtat e të punësuarve.

“Pas pushimit prej 17 viteve në Fond sërish kemi marrëveshje kolektive dhe i njëjti i përfshin të gjitha dispozitat ligjore pozitive dhe njëherit i rregullon të gjitha specifikat e punës së të punësuarve në Fondin për sigurim shëndetësor. Për shkak të specifikave të punëve, grupet e punës tekstin e marrëveshjes në mënyrë intensive e harmonizuan në tre muajt e fundit me qëllim që t’i përparojnë të drejtat e të punësuarve. Përfundimisht të punësuarit në FSHS fituan marrëveshje të re bashkëkohore me të cilën valorizohet puna e çdo të punësuari, ndërsa njëherit e obligon punëdhënësin të bashkëpunojë me Sindikatën si partner social i barabartë në sigurimin e kushteve cilësore të punës”, citon Sindikata.

Sipas drejtorit të FSSH-së, Den Donçev, marrëveshja kolektive paraqet mundësi të bukur për rregullim të të drejtave dhe obligimeve të të punësuarve dhe ai është në pajtim me dispozitat e Qeverisë për sigurim të mbrojtjes maksimale, por edhe të sigurisë financiare për të punësuarit në Fond.

Kënaqësi nga nënshkrimi i marrëveshjes ka shprehur edhe drejtori i FSSH-së Orhan Ramadani, sipas të cilit përfitime do të kenë të gjithë të punësuarit, veçanërisht ata me të ardhura më të ulëta, te të cilët tani do të ketë rritje të numrit të pikëve.

Kryetari i DOGJSH Peco Grujovski vlerësoi se qëllimi i udhëheqësisë së Fondit të vazhdojë bashkëpunimi me sindikatën është bazë e dialogut social të suksesshëm të mëtutjeshëm.

Marrëveshja kolektive fillon të vlejë prej sot. I pari dhe deri tani marrëveshja e vetme kolektive e nënshkruar në vitin 2003.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com