Maskat po shkaktojnë prishje të dhëmbëve

 Maskat po shkaktojnë prishje të dhëmbëve

Vendosja e maskës mund të sjellë problem me dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, ka paralajmëruar një ekspert.

Kryeshefi klinik në SmileDirectClub, Dr Jeffrey Sulitzer, pohon se një gjendje e quajtur “goja në maskë” mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

Vendosja e maskës për periudha të gjata kohore mund të bëjë që njerëzit të marrin frymë më shumë me gojë sesa me hundë, shkruan Liverpool Echo.

Kjo mund të bëjë që goja të thahet duke çuar në shqetësime dentare si sëmundja e mishit të dhëmbëve.

Dr Jeffrey pretendon se higjiena orale është mënyra më e mirë për të mbajtur larg problemet e dhëmbëve gjatë pandemisë.

Kësisoj, eksperti shëndetësor rekomandon që të merrni frymë me hundë e jo me gojë përgjatë kohës sa është maska e vënë në fytyrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com