Matuidi pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

 Matuidi pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Paraqitjet e mira të mesfushorit Blaise Matuidi këtë edicion te Juventusi kanë bërë që drejtuesit e ekipit nga Serie A t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Sajti italian “Calciomercato” të enjten ka raportuar se Juventusi i ka ofruar Matuidit rinovimin deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

32-vjeçari në parim është pajtuar me ofertën dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Matuidi këtë edicion ka shënuar një gol në tetë ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Ai te Juventusi është transferuar para dy vjetësh nga PSG-ja dhe deri më tash ka fituar dy tituj kampioni të Italisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com