Mbi 10 mijë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 Mbi 10 mijë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10,025, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke e vlerësuar të si të suksesshme punën e institucioneve shëndetësore në luftën kundër koronavirusin të ri.

“Në javët e fundit kemi një rritje të numrit të njerëzve që shërohen nga koronavirusi dhe numri i atyre aktivë është në rënie. Vetëm së bashku mund të parandalojmë përhapjen e virusit. Mbani maskë mbrojtëse, mbani distancën fizike dhe pastroni duart rregullisht. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta e njeriut”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publike, më 22 gusht janë testuar 1,733 mostra dhe prej tyre 159 persona janë diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, 75 janë shëruar dhe gjashtë pacientë kanë vdekur.

Numri më i madh i të infektuarve është në qytetet e Shkupit, Kumanovës dhe Gostivarit.

Sa i përket viktimave; katër janë regjistruar në Shkup të moshës 77, 80, 85 dhe 86 vjeç, një në Gostivar dhe një tjetër në Shtip. Më këto numri i të vdekurve ka arritur në 563, pjesa dërrmuese të të cilave në Shkup.

Nga 13,458 persona të infektuar me koronavirus, aktivë janë ende 2,843 persona.

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë kryer 136.051 teste për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë ka njoftuar edhe për procedura të reja për testimin e personave me COVID-19.

Nga kjo fundjavë më nuk do të ketë teste kontrolluese për të infektuarit me koronavirus. Deri më tani çdo person i infektuar, në ditën e dhjetë i nënshtrohej një testi kontrollues dhe pas dy javësh edhe një testi të dytë, pas çka konstatohej nëse është shëruar apo jo nga COVID-19. Vendimi për heqjen e testeve, siç ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Filipçe, është marrë pas studimit të ekspertëve të Akademisë së Shkencave se asnjë person i sëmurë me COVID-19 nuk ka rezultuar pozitiv në testet pasuese, kështu është vlerësuar e panevojshme bërja e testeve.

Nga tani e tutje, gjendjen e personave të infektuar me koronavirus pas ditës së dhjetë do ta ndjekë mjeku familjar dhe në rast të ndonjë komplikimi, atëherë do të ketë trajtim nga specialistët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com