Mbreti Zog më 1946 nxori në shitje Mercedesin që ia kishte dhuruar Hitleri

 Mbreti Zog më 1946 nxori në shitje Mercedesin që ia kishte dhuruar Hitleri

Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të Mercedesit të Mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për Mbretin Zog, shkrimi, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj:

“Në gazetën britanike “The Autocar” lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues : “Në shitje Mercedes i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi : 3,250 sterlina…”.

1.623.000 franga nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e Mbretit Faruk të Egjiptit.

Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë ! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet…”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com