Me motor dhe qen me vete, Grida Duma tregon adoleshencën e saj ndryshe

 Me motor dhe qen me vete, Grida Duma tregon adoleshencën e saj ndryshe

Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe pedagogia Grida Duma, është kthyer pas në të shkuarën duke kujtuar kohën kur ishte 18 vjeç, në gjimnaz.

Ajo ka treguar se gjithmonë ka dalluar nga vajzat e tjera dhe nuk bënte asgjë nga ç’bëhej ato kohë nga moshataret e saj.

Grida ka shtuar se i ati i jepte shumë liri, ai i kishte blerë dhe një motor vespë me të cilën shëtiste kudo, shoqëruar nga një qen stani.

“Nuk kisha asnjë lidhje me gocat që rrinin me gocat. Nuk bëja asgjë nga ato që bëheshin dukshëm, nuk bëja atë xhiron e pasdites që bëhej gjithmonë me mamin tek bulevardi.

Me fatin e madh kam një baba, që ndryshe nga tradicionalja le të themi kështu, pavarësisht se sa tradicional është, e ngjizi fort tek unë lirinë individuale. Domethënë mjetet që përdori ishin që më bleu një vespa në atë kohë, një motor. Dhe unë gjatë gjithë kohës së gjimnazit kam shkuar ashtu në shkollë dhe bëja çudinë në një farë mënyre.

Kam patur një qen stani të madh, edhe ai më shoqëronte. Domethënë ishin dy simbolika që dukej sikur ishte një gjë e vogël, por në atë kohë edhe një palë xhinse ndryshonin sjelljen”, u shpreh Grida këtë të hënë e ftuar te “Rudina”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com