“Me ty përjetësisht UÇK”, reagimi i Leonora Jakupit pas zhvillimeve të fundit në Kosovë – AlbMania          

“Me ty përjetësisht UÇK”, reagimi i Leonora Jakupit pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

 “Me ty përjetësisht UÇK”, reagimi i Leonora Jakupit pas zhvillimeve të fundit në Kosovë

Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në OVL-UÇK.

Hetuesit e Gjykatës Special kanë kryer dje bastisje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kjo bastisje u pasua edhe me arrestimin e dy krerëve të OVL-UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati e më pastaj edhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj.

Pas gjithë kësaj ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi thotë se janë pjesëtarët e UÇK-së ata që e sollën lirinë.“..se lirinie nuk e fituam vet na e sollen Ata! me ty perjetesish UÇK”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo postoi edhe një fotografi, në të cilën shfaq emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.