Medikamenti që do iu bëjë ta lëni përfundimisht duhanin

 Medikamenti që do iu bëjë ta lëni përfundimisht duhanin

Shkencëtarët kanë zbuluar ndryshimin kimik që ndodh në tru. Kësisoj, ata mbi këtë bazë po punojnë në një medikament, i cili stimulon erën e cigares si të pështirë.

Sapo dikush të bëhet i varur nga konsumi i cigares, neuronet e njëjta që i thonë trurit të qëndrojë larg saj, njësoj stimulojnë edhe ndaj pirjes së duhanit, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë, shkencëtarë nga Universiteti i Torontos kanë thënë se duke qenë në dijeni për këtë ndryshim, do mund të ndihmojnë duke dizajnuar një medikament që bllokon kënaqësinë e duhanit.

Drogat opioide janë tejët të fuqishme. Ato përmbysin trurin me kimikate ‘të ndjesisë së kënaqësisë’, siç janë endorfinat, të cilat lëshohen kur ushtrojmë, që rrisin ndjenjat e euforisë.

Nikotina është po aq e varur, por marrëdhënia e një të varuri me të është më e ndërlikuar sesa ajo mes dikujt që është i varur nga opiumi.

Ajo nxit edhe sistemin e shpërblimit të trurit dhe një reagim neverie.

Në të njëjtën kohë, nikotina imiton gjithashtu formën dhe aktivitetin e acetilkolinës, një neurotransmetues i përfshirë në kënaqësi, si dhe të mësuarit dhe disa forma të varësisë.

Shkencëtarët kanë ditur prej kohësh se nikotina sillet në këto dy mënyra në dukje kontradiktore.