Mehmedi: Kërçova është lajmëtari i fitores së madhe të Aleancës më 12 prill

 Mehmedi: Kërçova është lajmëtari i fitores së madhe të Aleancës më 12 prill

Aleanca për Shqiptarët sonte ka përbyllë takimet me qytetarët nga Komuna e Kërçovës.

Në cilsinë e nikoqirit Nënkryetari i Aleancës Remzi Mehmedi pikërisht nga Zajazi ka bërë thirrje Kërçovarëve për të mbështetur Aleancën në zgjedhjet e 12 prillit, Mehmedi ka thënë: E kemi obligim moral që angazhohemi maksimalisht që të sjellim ndryshimin dhe të ngjallim shpresën për rininë tonë që po ikën çdo ditë nga vendlindja,ne duhet ta ndalim këtë dukuri që ka prekur çdo familje shqiptare,qëllimi i Aleancës nuk është që të zavendsoj BDI-në në pushtet,por të qeverisim ndryshe,të krijojmë një model të ri të politikanit,një politikbërje jo përçarëse por pajtuese,vetëm të bashkuar mundë të sjellim ndryshimin dhe të ngjallim shpresën.

Mehmedi më tej ka thënë se Kërçova po e dëshmon se e donë ndryshimin dhe ju ka bërë thirrje Kërçorarëve për mbështetje,ai gjithashtu i ka bërë thirrje edhe diasporës për të cilën ka thënë se është një hallkë shumë e rëndësishme e këtij proçesi që do të rrumbullaksohet më 12 prillë me fitoren e madhe që do të fillojë nga Kërçova.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com