Mehmedi: Nuk ikin vetëm për një vend pune sepse ikin edhe ata që kanë një vend pune

 Mehmedi: Nuk ikin vetëm për një vend pune sepse ikin edhe ata që kanë një vend pune

Shkruan Remzi Mehmedi, Nënkryetarë i Aleancës për Shqiptarët

Nuk ikin vetëm për një vend pune sepse ikin edhe ata që kan një vend pune.
Ikin për siguri më të madhe në vende ku organet që duhet të krijojnë siguri nuk dyshohet se janë në bashkëpunim me kriminelët.
Ikin nga pushtetarët të të gjitha niveleve të cilët menaxhojnë buxhetin e të gjithë neve ndersa të njējtin e përvetësojnë dhe e orjentojnë vetëm tek ata që i llogarisin për të afërt të tyre.
Ikin nga qentë endacakë të cilēt rrezikojnë jetēt e tyre dhe të fëmijēve të tyre.
Ikin për shēndetësi më të mirë se nuk munden të durojnë që në spital të shkojnë duke siguruar vetë shiringat apo edhe më keq për raste më të rënda të duhet një mik i fortë apo ca mijēra euro për një shërbim.
Ikin për arsim më të mirë se nuk mund tê durojnë injorancën, familjarizmin dhe anomalitë e shumta që ndodhin nga çerdhja deri në shkollimin universitar.
Ikin nga ajri i ndotur.
Ikin nga nënçmimi dhe tendenca pēr ti llogaritur vetëm si numra.
Ikin sepse çdo ambicie që shfaqin hasin ne luftën e egër nga të fortit e muahallës.
Ikin….dhe do vazhdojnë të ikin deri sa këto fenomene nuk zhduken.
Mos përpiqeni të relativizoni se kjo ikje është pasojë e Globalizmit sepse Globalizmi nuk stimulon ikjen por stimulon lëvizjen e njerëzve që nënkupton se disa shkojnē por disa të tjerë vinë. Nga këtu vetëm ikin e nuk vjen askush.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com