Mehmedi: Paqe të qëndrueshme mundet të arrinë vetëm ata që përpara ambicieve totalitare zgjedhin demokracinë

 Mehmedi: Paqe të qëndrueshme mundet të arrinë vetëm ata që përpara ambicieve totalitare zgjedhin demokracinë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe njihet si dita e përkushtuar për forcimin e idealëve të paqes midis kombeve.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka bërë një dedikim përmes një postimi në facebook për këtë ditë ndërkombëtare.

Sot është dita ndërkombëtare e paqes.

“Zakonisht nevoja për paqe paraqitet si alarmante pas konflikteve me kosto të tragjedive të mëdha. Paqe të qëndrueshme mundet të arrinë vetëm ata që përpara ambicieve totalitare zgjedhin demokracinë, ata të cilët përpara shtypjeve zgjedhin lirinë, ata të cilët përpara ambicieve për të sunduar mbi tjetrin zgjedhin barabartësinë. Ata të cilët substancialisht kuptuan nevojën për paqe, e arritën atë dhe e dëshmuan për dekada me çka arritën edhe zhvillime marramendëse në drejtim të standardit të njerëzve por edhe në segmentet tjera. Ngelet të përpiqemi që nevojën për paqe dhe paqen t’i ushqejmë si nevojë e përditëshme dhe e përherëshme”, ka shkruar Nënkryetari i ASH-së Remzi Mehmedi në facebook./albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com